Një histori tronditëse e fundviteve ‘90. Dy franceze, fiziciene nënë e bijë, vijnë në Plazhin e Durrësit si “turiste”. Në të vërtetë ato i sjell këtu shqetësimi për fatin e burrit shqiptar të Nënës, dhe Babait për vajzën tridhjetë-vjeçare që s’e ka parë kurrë. Pyetja bëhet: A do t'a takojnë vallë? Ja një copëzë e romanit: -Ku ishte babai im, ku?/ -Qe pranë shtëpisë dhe vërtiste pelerinën në mënyrë rrethore për të më tërhequr vëmendjen me thirrjen: -Marselë, më dëgjon?/ Unë i përgjigjesha: -Po, ja shpëtimtari im. Ai thirri: -Zhëtem, Marsejezë! Dhe po me atë zë të ëmbël: Zhëtem Xhulio, Zhëtem, biri im! / Fizikania kishte mbetur si e ngrirë. -Dhe?... - pyeti më në fund me pak zë, akoma edhe më pak frymë, që mbahej pezull e gjak të ngrirë në damarët e saj -Dhe përsëriti. Por, poeti heshti për një çast...
Book Details: |
|
ISBN-13: |
978-613-9-41465-9 |
ISBN-10: |
6139414652 |
EAN: |
9786139414659 |
Book language: |
Albanian |
By (author) : |
Sotir Athanasi |
Number of pages: |
320 |
Published on: |
16.04.2019 |
Category: |
Other |