Rrëfimi i një Romance nën Harkun e Triumfit shpreh dashurinë me vështrim të parë. Fjalët nënkuptohen e nuk thuhen. Është një idil shpirtërash që janë pëlqyer me vetëtimat e vështrimeve të tyre. Por, fatkeqësisht, gjithçka, si te Madam Baterflaj, ka një fund të mbrapshtë. Prandaj edhe titulli sinjalizon "Romancën Nën ..."- e jo "Romancën Në ..." Harkun e Triumfit- për të nënkuptuar dështimin, dhe jo Triumfin, domethënë Fitoren. Autori në këtë libër, me një stil krejt të veçantë, parapëlqen ndërtimin e konflikteve dhe rrëfimin, ashtu siç është edhe jeta: me përmbysje. Prandaj do të gjeni në këtë libër tipa dhe karaktere, sa të pa kopjuar nga jeta, aq edhe të patrilluar e jetuar nga autori. Por, të spikatur e ngrijtur në art. Dhe përmbysja, s'është e thënë të jetë me fatkeqësi, por edhe me lumturi. E tillë është përshëmbull: "Buqetë me mimoza pas 42 vjetësh"; Ylber ALBANIT i duhet të kthehet pensionist në fshatin e tij DRITËSI. Ky inxjinier gjeodez, të kujton kolegun e tij KARL GEGA dhe tynelin e SEMERLINGUT në Alpet e Austrisë. Vajza 15-të vjeçe, e cila kur ulej në karige nuk i takonin këmbët në tokë, tani ishte e vé 60-të vjeçe...
Book Details: |
|
ISBN-13: |
978-613-9-41568-7 |
ISBN-10: |
6139415683 |
EAN: |
9786139415687 |
Book language: |
Albanian |
By (author) : |
Sotir Athanasi |
Number of pages: |
316 |
Published on: |
07.05.2019 |
Category: |
Other |