Lapsuset janë një dukuri gjuhësore që tërheqin vëmendjen e folësve dhe po ashtu kanë zgjuar interesin e studimeve me natyrë psikologjike dhe psikolinguistike, duke i lënë hapësirë këndvështrimeve të ndryshme mbi interpretimin e tyre. Psikolinguistët i shohin gabimet e të folurit si evidenca të mirëfillta gjuhësore, përmes të cilave, mund të sigurojnë informacion, se si komponentët e ndryshëm të sistemit të prodhimit të të folurit funksionojnë e se si këto gabime nuk janë të rastësishme, por realizohen në një mënyrë krejtësisht të organizuar dhe ndjekin disa “rregulla” apo modele.Klasifikimi i lapsuseve në disa lloje dhe konkretizimi i tyre përmes rasteve të identifikuara, ka bërë që të sqarohet më tej kjo dukuri që prek shpesh materialin e zakonshëm të bisedës në gjuhën amtare, të imunizuar ndaj harresës, por jo ndaj këtij “turbullimi”, të njohur si lapsus.

Book Details:

ISBN-13:

978-613-9-41477-2

ISBN-10:

6139414776

EAN:

9786139414772

Book language:

Albanian

By (author) :

ESMA ALLMUÇA

Number of pages:

60

Published on:

2022-07-22

Category:

Language and literature science