“Qan në heshtje, qajnë dhe rreshtat. Kopertina e grisur e një libri të pafajshëm, që akoma gjendet në duart e njeriut dhe qan.” Njeri i pashpresë, mendime të pakuptimta dhe ndjenja. Fuqia e njeriut mbi çdo mendim e ndjenjë e bëjnë ndonjëherë atë të ndihet i pashpresë. Fuqia që kemi mbi librin na bën të ndihemi superior dhe të harrojmë atë cfare ka vërtetë vlerë, rreshtat dhe vargjet. Kur kujtojmë të bëhemi pjesë e rreshtave dhe vargjeve lëmë ne harresë dicka tjetër, atë që ka qenë gjatë gjithë kohës përparasyve tanë dhe kështu krijohet një rreth i pafund mendimesh e ndjenjash që shpesh nuk u gjejmë dot kuptimin. Ndoshta, nuk janë krijuar për të pasur kuptim. Ndoshta, kopertina nuk tregon asgjë rreth asaj doshta, kopertina nuk tregon asgjë rreth asaj çfarë ka brenda dhe gjithcka është një gënjeshtër e bukur e realitetit. Arrihet ai moment kulminant, ku kopertina s’është asgjë e rëndësishme dhe libri hapet, hapet dhe ndihen vargjet. Njeriu e hap librin dhe njëherë të vetme dhe këtë rradhë kopertina e grisur nuk qan, thjesht qëndron e hapur ne duart e njeriut dhe lëshon një psheretime sikur te jetë liruar nga zinxhirët e errësirës së pafund që e zotëronin atë.

Book Details:

ISBN-13:

978-613-9-41610-3

ISBN-10:

6139416108

EAN:

9786139416103

Book language:

Albanian

By (author) :

Olta Shehi

Number of pages:

84

Published on:

2019-06-21

Category:

Other