Furnizimi i popullatës me ujë të pijshëm cilësor dhe sasior është prioritet dhe kërkesë imediate për jetën e njeriut. Përveç rëndësisë së jashtëzakonshme fiziologjike për jetën, uji luan një rol të madh në patologjinë e njeriut, sepse nëpërmjet tij mund të barten shumë sëmundje ngjitëse hidrike. Trihalometanet (THM) kancerogjene krijohen kur materia organike e ujit të pijshëm vepron me klorin gjatë dezinektimit. Kjo e ka shqetësuar shumë opinionin publik dhe shkencor. Vetitë kancerogjene të THM janë njohur më. THM kanë efekt negativ në mjedisin jetësor dhe në shëndetin e njeriut, duke përfshirë efektet toksikologjike, mutagjenike dhe karcinogjenike. Pjesë të librirt janë: hyrja ku përshkruhet rëndësia e ujit të pishjëm dhe e THM; njohuritë e përgjithshme për THM; pjesa teorike; pjesa eksperimentale, rezultatet dhe diskutimi, konkluzionet, pjesa e veçantë e librit është ajo ku flitet për modelet për parashikimin e THM dhe në fund vjen literature e shfrytëzuar. Këtë libër mund ta shfrytëzojnë lexues të ndryshëm si p.sh., stdentë, profesorë, hulumtues dhe lexues të përgjithshëm që dëshirojnë të dijnë më shumë për THM.
Book Details: |
|
ISBN-13: |
978-613-8-24731-9 |
ISBN-10: |
6138247310 |
EAN: |
9786138247319 |
Book language: |
Albanian |
By (author) : |
Bujar H. Durmishi |
Number of pages: |
380 |
Published on: |
27.11.2018 |
Category: |
Chemistry |