GlobeEdit ( 08.04.2020 )
€ 64,90
Në Kosovë TEC-et çdo vit krijojnë rreth 1.5 Mt hi fluturues (Hi TEC-i) dhe fundërrues. Sektori i ndërtimit në vit konsumon rreth 1 Mt çimento. Nga prodhimi i kësaj sasie të çimentos emetohet rreth 1 Mt CO2. Këtu është studiuar përdorimi i Hirit të TEC-it në beton si zëvendësues i çimentos dhe zvogëlimi indirekt i emetimit të CO2 nga prodhimi i çimentos. Shtimi i sasisë maksimale të hirit në beton është caktuar nga testimet e vetive të betoneve me sasi të ndryshme të hirit. Testimet për veti të ndryshme fiziko-mekanike dhe parametra tjerë janë kryer në kampione të betonit të njomë dhe të ngurtësuar. Shkalla rrezikut radioaktiv nga shtimi i hirit të TEC-it, përkatësisht aktiviteti i përqendrimit i radionukleideve natyrore 40K, 226Ra dhe 232Th është kryer me spektrometrinë me rreze gama (HPGe). Matja e përqendrimeve, llogaritjet e dozës së absorbimit dhe indeksit të përqendrimit të aktivitetit treguan se këto betonet me Hi TEC-i nuk paraqesin rrezik radioaktiv. Zëvendësimi deri 30% i çimentos me Hi TEC-i në mënyrë eksperimentale u dëshmua si sasia maksimale optimale. Impakti mjedisor: zvogëlim indirekt i 300,000 t CO2 dhe shfrytëzimi i 300,000 t i mbetjes industriale.
A könyv részletei: |
|
ISBN-13: |
978-620-0-60296-1 |
ISBN-10: |
6200602964 |
EAN: |
9786200602961 |
A könyv nyelve: |
Albanian |
Szerezte: |
Mevlan Qafleshi |
Az oldalak száma: |
160 |
A megjelenés napja: |
08.04.2020 |
Kategória: |
Építés és környezet technológia |