GlobeEdit ( 17.03.2023 )
€ 87,90
Vepra “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”, që po u jepet në dorë lëvruesve dhe studiuesve të shqipes, vjen pas një vargu fjalorësh frazeologjikë dygjuhësh të prof. dr. Eshref Ymerit. Ky fjalor i ri me 19.280 zëra - më i madhi i këtij lloji për shqipen - paraqet në mënyrë më të plotë pasurinë frazeologjike të gjuhës sonë. Ai përbën një vepër monumentale për frazeologjinë e gjuhës shqipe, që shënon kurorëzimin e punës 50-vjeçare të autorit në këtë fushë, duke e renditur atë ndër frazeografët tanë me kontributet më të spikatura në fushën e frazeologjisë. Prof. Dr. Rami Ramushaj“Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe” është një vepër në të cilën frazeologjia e shqipes “ballafaqohet” me vetveten - me pasurinë e saj të madhe frazeologjike, me sinoniminë e saj të gjerë. Në këtë Fjalor na shpalosen tri pasuri të mëdha të gjuhës shqipe: sinonimia frazeologjike, variantësia frazeologjike (këtu vijnë edhe fjalët e urta) dhe, bashkë me to e brenda tyre, frazeologjia popullore dhe fjalët e urta popullore. Prof. Dr. Hajri Shehu
Book Details: |
|
ISBN-13: |
978-620-0-64341-4 |
ISBN-10: |
6200643415 |
EAN: |
9786200643414 |
Book language: |
Albanian |
By (author) : |
Eshref Ymeri |
Number of pages: |
628 |
Published on: |
17.03.2023 |
Category: |
Schoolpedagogy, didactics, methodology |